Pasi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May deklaroi se kamikazi 32-vjecar Abedi nuk kishte vepruar i vetëm, 3 arrestime të tjera janë kryer në vazhdën e hetimeve mbi sulmin terrorist në “Manchester Arena”, fokusi i të cilave është pikërisht nëse Salman Abedi veproi vet, apo nën ndikimin e xhihadistëve të tjerëve.
Mes të arrestuarve është edhe vëllai 23-vjeçar i Abedit. Terroristi 23-vjeçar vrau 22 persona dhe shkaktoi plagosjen e 64 të tjerëve, kur hodhi veten në erë në mjediset e jashtme të koncertit të Ariana Grande, orët e vona të së hënës. Mes viktimave ishte edhe një oficere policie, jashtë detyrës.



