Koalicionet, opozita i bën 5 pyetje OSBE/ODIHR-it

Koalicionet, opozita i bën 5 pyetje OSBE/ODIHR-it

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar i kanë dërguar OSBE/ODIHR-it 5 pyetje lidhur me propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullave zgjedhore sa i përket koalicioneve parazgjedhore.

Opozita i kërkon ekspertëve të ODIHR-it, nëse dispozitat aktuale janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe si ndikon hapja e listave në formulën e koalicioneve.

Ata pyesin gjithashtu nëse cënohet cilësia dhe besueshmëria e zgjedhjeve nëse rregullat ndryshohen 6 muaj para dhe në mënyrë të njëanshme.

Pyetjet e opozitës për OSBE/ODIHR:

1. A janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dispozitat në fuqi të Kodit Zgjedhor që lidhen me mekanizmin e koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandatave?

2. A pengojnë futjen e listave të hapura mekanizmat në fuqi për koalicionet zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve? Në rast se miratohen listat e hapura ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve dhe formula për ndarjen e mandatave mbetet kjo është në fuqi, a do të ishte legjislacioni shqiptar në pajtueshmëri me angazhimet e OSBE?

3. A mund të ndryshohen rregullat themelore të garës zgjedhore nga një palë, pasi procesi zgjedhor ka nisur, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa i rëndësishëm është stabiliteti i legjislacionin zgjedhor dhe njohja e ligjit nga garuesit zgjedhor para zgjedhjeve, për cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

4. Nëse rregullat ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë pranë zgjedhjeve në mënyrë që t’i japin epërsi partisë që ka propozuar ndryshimet, a minojnë këto ndryshime ose ndikojnë në parimet e stabilitetit të ligjit, sigurisë ligjore dhe rregullave të lojës, që janë kyçe për të ruajtur angazhimet e OSBE për zgjedhje demokratike?

5. Duke parë pozicionet e kundërta të palëve, cila do të ishte zgjidhja e pranueshme për të dy palët në përputhje me angazhimet e OSBE dhe standardeve të tjera europiane për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qëndrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme.

“Do ta vlerësonim shumë përgjigjen e shpejtë ndaj çështjeve të mësipërme, pasi është shumë e rëndësishme për të adresuar mosmarrëveshjet mes palëve, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët, që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik.”- thuhet në kërkesën e Opozitës së Bashkuar drejtuar OSBE/ODIHR-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy