
Për të pasur një trup të bukur çdo verë, është e rëndësishme të përqendrohemi jo vetëm në aspektin estetik, por edhe në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Ndërsa shumë njerëz ndjekin regjime të ndryshme dietash dhe programe stërvitore me shpresën për rezultate të shpejta, rruga më e mirë për të arritur trupin ideal është përmes ndryshimeve të qëndrueshme që mund të mbahen gjatë gjithë vitit, sugjeron instruktori personal dhe bodybuilderi Seldjan Cani.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Cani vuri në pah disa gabime të zakonshme që bëhen në dietat ushqimore për palestër, veçanërisht në periudhën para verës.
Tanimë ka filluar periudha kur palestra mbushen me njerëz, ku 50% janë djem dhe 50% janë vajza që duan të arrijnë trupin ideal para verës.
Edhe pse mund të themi se janë vonë, më e mira është të jesh aktiv gjatë gjithë vitit. Ata që duan të arrijnë rezultate të shpejta për tre muaj shpesh gabojnë, duke përdorur dieta ekstreme, duke hequr ushqimet ose duke anashkaluar vaktet.
Kjo sjell pasoja shumë negative, pasi ngadalësohet metabolizmi dhe trupi fillon të ruajë energji, duke shkaktuar vonesë në proceset e tretjes.
Në momentin që e ndërpresin këtë dietë drastike, ata do të rimarrin peshën sërish," shpjegoi Cani.
Instruktori i palestrës gjithashtu foli për rëndësinë e të ushqyerit gjatë procesit të stërvitjes.
Nëse kujdesesh për ushqimin dhe siguron makronutrientët e nevojshëm, si proteina, karbohidratet dhe yndyrnat e shëndetshme, muskujt nuk do të bien aq shpejt.
Ato bien shume pak dhe sa të rikthesh në aktivitet fizik ato do të kthehen shpejt sesa ti lësh të gjitha, psh, siç bëjnë njerëzit kur shkojnë me pushime, abuzojnë me alkoolin, lejnë ushtrimet.
Gjumi është i nevojshëm pastaj pjesa e ushqimeve duhet të konsumosh perimet e nevojshme, kur stërvitesh sepse të rritet metabolizmi dhe të rritet masa muskulore dhe duhet konsumosh proteinë të lartë që vjen nga burimet shtazore.



