Shkëputet masivi i akullit në Zvicër, humbin jetën dy alpinistë, plagosen 9 të tjerë

Shkëputet masivi i akullit në Zvicër, humbin jetën dy alpinistë, plagosen 9 të tjerë

Dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur, disa në gjendje të rëndë, si pasojë e shkëputjes së një masivi akulli në Zvicër, në Grand Combin.

Shkëputja e masivit të ngrirë me akull dhe dëborë përfshiu 17 alpinistë, të cilët po ngjiteshin drejt majës.

Viktimat janë një 40-vjeçare franceze dhe një 65-vjeçar spanjoll. Ndërkohë 9 alpinistë të tjerë u dërguan në spitalin e Sion, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë u shënua në 3400 metra lartësi. Shembja mund të ketë lidhje me temperaturat tejet të larta për stinën e pranverës, çka mund të ketë shkaktuar edhe rrëzimin e masivit të akullit.

Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Sion ka nisur hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy