
Lëvizja Vetevendosje jep sinjale se nuk do të ankimojë në Kushtetuese vendimin e Gjykatës Supreme që i ndalon Albin Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas kësaj partie, ankesa do të favorizonte përpjekjet për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve në datën e përcaktuar.



