
Kisha e Shën Kollit në Zejmen të Lezhës do të kthehet në identitet, pasi ka nisur puna për restaurimin e saj. Objekti i kultit që i përket shekullit të 13-të, ishte shembur thuajse plotësisht që prej muajit janar të këtij viti, ndërsa punimet do të kryhen pa dëmtuar arkitekturën ekzistuese.



