
MCN TV ka zbardhur dëshmitë e Eldi dhe Jurgen Allushi-t në lidhje me aksidentin te Liqeni Artificial, ku një BMW X6 u përplas me bordurën mbrojtëse.
Shoferi i arrestuar Eldi Allushi s’ka qenë fare në makinë. Ajo drejtohej nga Emiliano Nina dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldit.
Eldi Allushi tha se nuk i tregoi policisë pasi s'donte t'i bënte keq Emlianos, si dhe për 5 orë nuk u paraqit në polici pasi kishte frikë.
DËSHMITË
Eldi Allushi: S’i tregova Policisë s’e s’doja t’i bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë.
Jurgen Allushi: Unë kisha pirë një bidon ujë dhe Emiliano 3 birra kur ndodhi aksidenti.
Eldi Alushi: Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë qe do paraqitem vetë në polici.
Eldi Allushi: Për 5 orë nuk u paraqita ne polici pasi kisha frikë.
Eldi Allushi: Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë.
Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool, por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit.



