Miratohet ligji për Gardën e Republikës! Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për “karrierën ushtarake”

Miratohet ligji për Gardën e Republikës! Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për “karrierën ushtarake”

Kuvendi ka mbyllur seancën e sotme plenare, duke votuar ligjet dhe vendimet e parashikuara në rend të ditës.

Deputetët kanë miratuar me 92 vota ndryshimet në projektligjin për 'Gardën e Republikës' dhe me 88 vota ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal.

Ndërkohë që dekreti i Metës për kthimin e ligjit për Forcat e Armatosura u rrëzua me 83 vota kundër dhe 10 abstenim.

Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se ky ligj paraqet disa problematika thelbësore, të cilat diktojnë nevojën e rishikimit me qëllim përmirësimin e tyre nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas Metës ky ligj dekurajon arsimimin e të rinjve, nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”. Në argumentet e presidentit theksohej po ashtu se ligji cenon meritokracinë dhe drejtimin në Forcat e Armatosura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy