Disa studentë janë grumbulluar sot para Ministrisë së Arsimit, dhe po protestojnë kundër zhvillimit të mësimit online.
Studentët kanë lajmëruar se Sot do të protestonin para Ministrisë së Arsimit, në orën 10.00. Ata kërkojnë në ditën e parë të rifillimit të Universitetit, që mësimi të zhvillohet në auditore.
Pranë tyre me megafon kanë shkuar disa efektivë të policisë të cilët i kanë lajmëruar se tubimet janë të paligjshme në këtë kohë pandemie, dhe iu kanë bërë thirrje të shpërndahen.
'Tubimi është i paligjshëm jemi në situatë pandemie", thuhet në thirrjen e policisë.
Nga ana tjetër shihet se studentët jane të gjithë me maska dhe thërasin njëzëri "jo mësim online".
Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online.
Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Studentët të cilët kanë dalë në protetstë kundër mësimin online kanë shkruar një listë me 4 kërkesa për ministrinë e Arsimit.
Ata kërkojnë mësim të alternuar midis onlinit dhe auditoreve, rumbursim të pagesave të konvikteve dhe qerave dhe paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët. Kjo listë me kërkesa është firmosur nga studetët dhe do ti dërgohet ministrisë.
Kërkesat:
1. Mësim i alternuar, online dhe në auditore! Leksionet online ndërsa seminaret në auditore.
2. Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qerave
3.Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët
4. Mundësimi i pagesave teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online



