Ato janë aktore të njohura turke, të talentuara dhe shumë të pelqyera edhe për pamjen e tyre. Shpesh janë bërë pjesë e fushatave të ndryshme apo imazhe të kompanive më në zë. Megjithatë, bukuria e tyre nuk lidhet vetëm më Turqinë. Ata janë kombimine të kombësive të ndryshme. Ju njohim më shumë në këtë galeri!
Ajo është aktore dhe modele. Në vitin 2011, Melisa Asli Pamuk u shpall Miss Turqia. Aktorja bukuroshe ka një prejardhje turko-gjermane.
Meryem Uzerli është e njohur tashmë në të gjithë botën për bukurinë e saj të veçantë. Aktorja ka lindur në Kassel, Gjermani. Babai i saj është turk ndërsa mamaja është aktore.
Selma Ergenc është një tjetër aktore e cila nuk është tërësisht turke. Ajo ka lindur në Hamburg të Gjermanisë. Të dy prindërit e aktores janë të lidhur me mjekësinë, pasi nëna e saj është infermiere ndërsa babai doktor. Megjithatë, ata dallojnë nga kombësia, e ëma e Selmës është gjermane ndërsa i ati turk.
Sybukura Amine Gulse, protagonistja e serialit “Mos u dorezo” ka lindur në Hollandë, nëna e saj eshte turke, ndërsa babai është nga Iraku. Një perzierje shumë interesante, rezultati i së cilës është një bukuri e padiskutueshme si ajo e Miss Turqisë, Amine Gulse.
Alina Boz është një emër që premton shumë për kinemanë turke. Ajo ka lindur në Moskë por prejardhen e babait e ka nga Bullgaria. Ai emigroi në Turqi që në moshë fare të re.
Neslihan Atagyl, një prej personazheve më të dashur të serialeve, evidentuar për një portret shumë tërheqës, nuk është tërësisht turke. Nëna e saj është ruse. Me siguri këto gene kanë ndikuar në bukurinë e saj.
Leyla Lydia Tu?utlu është një tjetër aktore e njohur, bukuria e së cilës është një kombinim turko-gjerman. Ajo tërhoqi vemëndjen që në vitin 2008 kur u shpall Miss Turqia.



