Vaksina AstraZeneca kushton 3 euro dhe mund të ruhet për 6 muaj

Vaksina AstraZeneca kushton 3 euro dhe mund të ruhet për 6 muaj

Të tjera vaksina po raportohen si efektive ndaj koronavirusit, madje AstraZeneca, ka bërë të ditur edhe disa detaje të tjera.

Sipas saj vaksina e shpikur prej tyre në bashkpunim me Oksfordin, e cila është efektive në masën 90%, do të kushtojë 3 euro. Për më tepër ajo mund të ruhet në temperaturë -2 gradë Celsius për gjashtë muaj.

Soumya Swaminathan, një nga shkencëtarët kryesorë të OBSH-së, tha se avantazhi i kësaj vaksine është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme frigoriferike.

Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën. Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi”, tha Swaminathan.

AstraZeneca është në pritje të një aprovimi për të nisur në masë prodhimin e vaksinës. Sipas saj, mjafton të merret kjo leje dhe do të finalizojë prodhimin e 3 miliardë dozave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy