Balla: Mocion me debat për çmimet. Alibeaj: Të diskutohet problemi kryesor i shqiptarëve. Spaho: Interpelancë me Ramën

Balla: Mocion me debat për çmimet. Alibeaj: Të diskutohet problemi kryesor i shqiptarëve. Spaho: Interpelancë me Ramën

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi në nisje të seancës së sotme parlamentare se në pjesën e parë të seancës do të bëhet mocioni me debat, pasi opozita kërkoi në Konferencën e Kryetarëve që të kishte një seancë të posaçme lidhur me situatën e çmimeve.

Seanca e ditës së enjte do të zhvillohet në dy pjesë, pjesa e parë mocioni me debat kërkuar nga një grup i opozitës, grupi parlamentar i PD. Seanca e dytë, do të nisë me çështjen që kërkoni. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që në orën 10.00 nis seanca që ka për pikë të parë dhe të vetme dhe më pas vazhdon, kjo është një traditë parlamentare që është zhvilluar. Ju keni depozituar një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës dhe duhet të siguroni 2/3 e prezencës në këtë sallë që ta bëni këtë gjë.

Në seancën e sotme do të diskutohet mocionin për zhvillimin e debatit në lidhje me rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme, kërkuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj me cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar demokrat.

Nga ana e tij Alibeaj tha se është momenti që të diskutohet problemi kryesor i momentit për shqiptarët, ndaj shtoi se në respekt të rregullores duhet nisur me çështjet.

Respektimi i rregullores duhet të jetë strikt, koha për të diskutuar e të gjithë deputetëve është njëlloj. Parlamenti duhet të kthehet në arenën e debatit në shërbim të publikut.

Një debat i tillë u shkaktua pasi deputeti Edmond Spaho, kërkoi që seanca të nisë me interpelancën me Kryeministrin Edi Rama, të kërkuar nga një grup deputetësh.

Gjithçka pasi Spaho kërkoi që seanca të fillojë me interpelancë dhe jo me mocionin, duke kujtuar rregulloren e Kuvendit që sipas tij e parashikon kështu, ku interpelancat janë pika të para të rendit të ditës.

Nga ana e saj nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, deklaroi se seanca do të nisë sipas rendit të ditës, duke filluar me mocionin për debat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy