Burri me pantallona të shkurtra sfidon vullkanin në Hawaii, alarmi për gazrat toksike pasi llava derdhet në Paqësor (VIDEO)

Burri me pantallona të shkurtra sfidon vullkanin në Hawaii, alarmi për gazrat toksike pasi llava derdhet në Paqësor (VIDEO)

Një burrë i veshur me pantallona të shkurtra dhe sandale është parë duke shkrepur fotografi të “detit” të llavës që ka përfshirë zonën e gjelbëruar në Puna të Hawait.

Derdhja e llavës nëpër zonën e gjelbëruar ka bërë që një person të lëndojë këmbën, ndërsa autori i fotografive të publikuara më poshtë është bërë hit në internet për guximin dhe dashurinë e madhe për fotografinë që të realizojë diçka artistike.

Ai ka rrezikuar jetën që të realizojë një set fotografik me të cilin ka dokumentuar rrezikun dhe dëmet që po i shkakton llava e vullkanit Kileauea. Llava është zgjeruar në 24 kilometra dhe është duke u derdhur në oqean në pjesën jugore të gjirit.

Shpërthimi i vullkanit Kilauea në Havai është bërë edhe më i rrezikshëm, pasi shkrirja e gurëve dhe llavës në oqean ka bërë që të lirohen gazrat që janë shpërndarë në ajër dhe re të zeza.

Zyrtarët thonë se dy rrjedha llavë kanë arritur në Paqësor, duke krijuar kështu re të dendura të rrezikshme të njohura si "të ngazëllyer".

Retë përmbajnë acid klorhidrik dhe grimca qelqi, të cilat mund të shkaktojnë acarim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Studimi Gjeologjik i SHBA përshkruan si një "përzierje të nxehtë, korrozive, të gazit".

Vullkani Kileauea filloi të shpërthejë dy javë më parë, dhe si pasojë qindra shtëpi janë djegur dhe mijëra banorë janë detyruar t’i braktisin pronat, derisa re të zeza hiri dhe tymi kanë vështirësuar trafikun ajror.

Kur llava e shkrirë ndikon në ujin e detit, reagimi kimik mund të krijojë "kushte të turbullta dhe të dëmshme", tha USGS në një deklaratë, raporton BBC.

Autoritetet kanë paralajmëruar se emetimet toksike të gazit vullkanik "janë trefishuar si pasojë e shpërthimeve të fundit".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy