Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës, ulen ndjeshëm temperaturat

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës, ulen ndjeshëm temperaturat

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës në lartësitë mbi 1400 m. Mësohet se në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm.

Gjithashtu reshjet e dëborës me intensitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë.

Ndërsa i gjithë rajoni juglindor është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut prej orëve të para te mëngjesit.

Është punuar për pastrim dhe kriposje ne aksin Boboshticë-Dardhë dhe aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

Nga reshjet e shiut dhe të dëborës temperaturat janë ulur ndjeshëm, aktualisht termometri shënon 4 gradë. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të krijuar nga moti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy