Foto / Aktori i famshëm Tom Cruise mbush 55 vjeç

Foto / Aktori i famshëm Tom Cruise mbush 55 vjeç

Janë të shumtë filmat e interpretuar nga Tom Cruise, i cili më 3 korrik ka shuar 55 qirinj.

Gjithnjë me fytyrën e një djaloshi të përkryer, aktori ka xhiruar 42 filma, duke arritur të fitojë 3 “Golden Globe”.

Vitet kalojnë, por Tom Cruise është gjithnjë shumë i impenjuar: prej pak kohësh është në shesh-xhirimin e filmit të famshëm tashmë, “Mission Impossible 6” të Christopher McQuarrie dhe më 14 shtator, do të jetë në kinema me “Barry Seal – Një histori amerikane”.

Dhe për kënaqësinë e fansave të tij, do të jetë edhe protagonisti i “Top Gun Maverick”, i njoftuar për t’u shfaqur në kinematë amerikane në 12 korrik 2019.

Ja disa nga filmat e aktorit të njohur “Top Gun”, “Cocktail”, “Rain Man”, “Ngjyra e parave”, “Intervistë me vampirin”, “Eyes Wide Shut”, “I lindur në 4 korrik”, saga e “Mission Impossible”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy