Ja ku do të jetë Edi Rama tre ditë pas konstituimit të parlamentit të ri

Ja ku do të jetë Edi Rama tre ditë pas konstituimit të parlamentit të ri

Tre ditë pas seancës konstituive të parlamentit të ri, kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të Lapsi.al thonë se qëllimi i vizitës është sesioni i radhës së punimeve të OKB-së.

Kësaj here Shqipëria do të përfaqësohet me Kryeministrin, ndërsa një vit më parë stafeta i përkiste Presidentit të vendit.

Për momentin nuk ka detaje të tjera rreth kësaj vizite apo takimeve të mundshme që Rama do të zhvillojë. Mbetet për t'u parë gjithashtu nëse Kryeministri do të jetë i veshur me atlete sic e kemi parë shpesh kohët e fundit nëpër takime ndërkombëtare, apo të respektojë protokollin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy