Netflix heq filmin Annapoorani pas reagimit të ashpër nga grupet hindu

Netflix heq filmin Annapoorani pas reagimit të ashpër nga grupet hindu

Një film indian që nxiti reagime nga grupet hindu në këtë shtet është hequr nga Netflix, disa ditë pasi filloi transmetimi.

Netflix tha se filmi “Annapoorani: The Goddess of Food” në gjuhën tamile është hequr me kërkesën e licencuesit.

Aktorja Nayanthara luan në film në rolin e një gruaje brahmine hindu që aspiron të bëhet kuzhiniere.

Ajo shfaqet kundër besimeve fetare të familjes së saj, duke ngrënë mish dhe duke mësuar ta gatuajë atë.

Shumë brahminë nuk hanë mish në përputhje me rregullat e ngurta të kastës së cilës i përkasin.

Anëtarët e organizatave hindu kishin kundërshtuar këtë dhe skena të tjera në film.

Producentët e filmit ende nuk kanë komentuar zyrtarisht për këtë çështje.

Annapoorani u shfaq në kinema më 1 dhjetor dhe mori vlerësime të ndryshme nga kritikët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy