
Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale A.P pasi i mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë që po drejtonte.

26-vjeçari ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



