KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, pasi iu gjetën probleme me të tre kriteret e rivlerësimit. Vendimi u dha ditën e sotme nga trupa gjykuese e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore, Klodiana Gjyzari u pyet mbi burimet financiare të blerjes së një apartamenti në Vlorë dhe dyshimet për konflikt interesi. “Ka shqyrtuar një proces gjyqësor në vitin 2003, ku palë ndërgjyqëse ka qenë edhe firma ndërtuese tek e cila ka porositur në vitin 2004 apartamentin e përfituar në vitin 2006, duke i dhënë të drejtë kësaj shoqërie,” tha relatori Ilia.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar raport negativ për gjyqtaren Klodiana Gjyzari, duke ngritur dyshime për përfshirjen e saj në veprime korruptive, si dhe për ndikim të paligjshëm të saj në sistemin gjyqësor. DSIK ka konkluduar se Gjyzari është e papërshtatshme për vazhdimin e detyrës dhe ka referuar çështjet gjyqësore ku dyshohet se ajo mund të jetë përfshirë në veprime të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy