Presidenti sirian Bashar al-Assad mbërriti në Kinë këtë të enjte. Kjo është vizita e parë e presidentit sirian në vend në gati 20 vjet.
Sipas axhendës Assad do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Aziatike të shtunën, ku presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me liderë të tjerë të huaj.
“Presidenti Xi do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike në Hangzhou më 22-23 shtator dhe do të mbajë një banket mirëseardhjeje dhe aktivitete dypalëshe për liderët e huaj që vizitojnë Kinën", tha CCTV.



