Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha është shumë aktive në Instagram, duke postuar here pas here edhe foto nga e kaluara.
Së fundmi Rexha duket të jetë bërë nostalgjike, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga fëmijëria e saj bashkë me vëllain Florentinin kur ishin të vegjël.
“The good old days with Florent Rexha . Take me back to the simple life.” shkruan këngëtarja, ku duket se i mungon jeta e thjeshtë që ka bërë më parë.
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore e cila nuk resht së treguari me krenari origjinën e saj.
Rexha vjen nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë, por u rrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.



