Privatizimi i ish-Kompleksit Partizani/ SPAK merr në pyetje ish ministrin e Ekonomisë Ruli

Privatizimi i ish-Kompleksit Partizani/ SPAK merr në pyetje ish ministrin e Ekonomisë Ruli

Ish ministri i Ekonomisë Genc Ruli do merret sot në pyetje nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.

Ndërkohë sot do të pyeten ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe Xhemal Gjunkshi, në cilësinë  e personave që kanë dijeni.

 Ndërkohë, ditën e djeshme në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ku u pyete si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.

 Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

 Kompleksi Partizani ka përfunduar në SPAK pas padisë që ka depozituar kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ku akuzon kreun e PD Sali Berisha dhe familjarët e tij se kanë përfituar pronat shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy