
Autostrada moderne e Kretës, e cila do të lidhë ishullin nga Kissamos në Sitia, do të jetë autostrada më e gjatë që do të ndërtohet në Europë pas përfundimit të saj.
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë miratoi kushtet mjedisore për seksionin e parë të Boshtit Rrugor Verior të Kretës, nga Hersonissos në Neapolis, i cili do të jetë 22.5 km i gjatë.
Kjo autostradë cilësohet si një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë që do të realizohet në vend në vitet në vijim.
Vendimi për Miratimin e Kushteve Mjedisore, është firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme kompetente e Politikave Mjedisore dhe është hapi i parë për zbatimin e projektit emblematik.
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin pa probleme të projektit të saj, po përgatit licencimin mjedisor të seksionit të radhës, nga Hania në Iraklion.



