
Një ushtar 19-vjeçar britanik i Gardës së Coldstream, i stacionuar në Windsor, u arrestua nga policia ushtarake dhe u mor në pyetje pasi u kthye në Britaninë e Madhe.
Gjithçka pasi shkoi vullnetar në Ukrainë me legjionin ndërkombëtar të krijuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky, për të luftuar kundër forcave ruse.
Sipas raportimeve të mediave britanike, ushtaraku, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pritet të përballet me një dënim me burg për dezertim, pasi shkoi në një zonë lufte në kundërshtim me urdhrat e Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Të njëjtën gjë kanë bërë gjatë javëve të fundit edhe ushtarë të tjerë britanikë, mirëpo ligji parashikon se nëse qëndrohet larg shërbimit për 30 ditë, quhet dezertim.



