Lirimi i hapësirave pa leje, bizneset te “Delijorgji” në protestë: Nesër para Kryeministrisë (VIDEO)

Lirimi i hapësirave pa leje, bizneset te “Delijorgji” në protestë: Nesër para Kryeministrisë (VIDEO)

Bizneset e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë kanë mbyllur aktivitetin ditën e sotme duke organizuar protestë kundër vendimit të qeverisë për heqjen e tendave dhe çadrave, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Gazetari Besmir Pula raportoi për “MCN Live” se pronarët e bizneseve pretendojnë se nuk iu është paraqitur asnjë shkresë dhe asnjë urdhër shkresor se mbi bazë të cilit ligjit duhet të lirojnë hapësirat publike dhe në shenjë proteste kanë mbyllur të gjitha bizneset.

Në këtë kompleks ndodhen rreth 40 biznese, ku janë të punësuar rreth 500 persona dhe pronarët thonë se nëse do të hiqen ambientet e jashtme, do ketë shkurtime me të paktën 200 vende të punës.

Ata paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës dhe thonë se në orën 10.00 të ditës së nesërme do jenë para Kryeministrisë. 

Ndihemi të cenuar nga veprimet e institucioneve. Na janë drejtuar inspektorët e IMT-së që të lirojmë hapësirat publike. 

Ne pretendojmë se jemi në një zonë private, na kërkohet nga inspektori që të lirojnë hapësirat. Nuk kanë asnjë letër, thjesht na thonë do i lironi. 

Qeveria, Kryeministri, të vijë me një letër, me një program, të konsultohet me grupet e interesit, se qeveria është me qytetarët dhe nuk është për sanksione dhe gjoba.

Kërkojmë suportin e të gjithëve. Do shkojmë te Kryeministria nesër në orën 10.00 dhe do kërkojmë të drejtën tonë.

Na thonë që duhet t’i hiqni dhe t’i shembni. Ne paguajmë taksën e ambientit të jashtëm. Përderisa paguajmë taksa dhe detyrime, shteti të na thotë që ke shkelur ligjin, dhe nuk vjen. 

Punonjësit që kemi sot paguhen. Be kërkojmë nga Kryeministri të na japë një zgjidhje, në të kundërt do jenë qindra njerëz në rrugë që do dalin nga sistemi i sigurimeve, do i shkarkojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy