Basha në SPAK për 21 janarin/ Matlija: Në audiopërgjimin e dorëzuar ka një frazë “ja po ta kaloj ministrin”!

Basha në SPAK për 21 janarin/ Matlija: Në audiopërgjimin e dorëzuar ka një frazë “ja po ta kaloj ministrin”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e SPAK në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Avokati Dorian Matlija, që përfaqëson familjet e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, bëri të ditur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në SPAK është dorëzuar një audiopërgjim në të cilin përmendet një frazë që aludon për ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.

Duhet të kemi parasysh se Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm. 

Hetimi ka lidhje me predhën që u gjet në trupin e Aleks Nikës. Sot ka mjete më të specializuara. Edhe me audiopërgjimin që ka SPAK, mund të zbardhet ngjarja.

Shoh që ka mundësi të mira.

Kemi parasysh që Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Jo vetëm kaq, por edhe në audiopërgjimin e dorëzuar në SPAK përmendet një frazë ja po të kaloj ministrin.

 Këtu audio pritet, por më kanë thënë që audio që ka shkuar në prokurori është më e gjerë dhe ka pjesë të Bashës që flet në radio.

Predha ka qenë shumë e deformuar, dyshohet se mund të ketë dalë nga arma e komandatit të Gardës, por do të duhet riekspertim, nuk e kam informacionin ku e kanë çuar pasi janë hetime sekrete. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy