Si e mori Gëzim Çela emrin “baron i drogës”, rrugëtimi i tij në trafikun e narkotikëve nga Turqia në Evropë

Si e mori Gëzim Çela emrin “baron i drogës”, rrugëtimi i tij në trafikun e narkotikëve nga Turqia në Evropë

Për shumë vite ai njihej si baroni i drogës dhe i pakapshmi nga ana e policisë dhe prokurorisë. Për një dekadë me radhë ai mundit ti shpëtojë dhjetra operacioneve të zhvilluara për kapjen e tij. Por arratia e Gezim Çelës do të merrte fund në 8 dhjetor të vitit të kaluar ku ai u arrestua në Kosovë nën shoqërine dy vajzave nga Shqipëria.

Karriera e 56 vjecarin në krimin e organizuar shqiptarë mund të ndahet në dy periudha nga fundit i viteve 90 deri në vitin 2014 ku u mendua se grupi i tij u godit fort ,por gjë nuk ndodhi kështu dhe pas këtij viti ku Çela vazhdonte i pashqetësua trafikun e drogës nga një vend i vogël si Fushë Kuqa.

Në pjesën e parë të kësaj puntate të Kronos do të fokusohemi në dekadën e parë të aktivitetit të Gezim Çelës. Ai për disa vite në fillim të viteve 90 shërbeu në policinë shtetit për tu larguar nga rradhën e saj në vitin 1997. Lidhjet që kishte krijuar gjatë kësaj kohe në polcinë e shtetit ai do ti përdorë gjatë dy dekadave për të shmangur disa operacione për arrestimin e tij si dhe për ti krijuar lehtësira në trafikun e drogës.

Në fund të viteve 90 ai fillon aktivitetin e tij kriminal dhe menjeherë bie në sy të autoriteteve italianë duke e cilësuar atë një personazh me peshë fillimisht në shfrytëzimin e prostitucionit dhe më pas trafikut.

Në 2003 ai dënohet me 11 vite burg në vendin fqinj dënim të cilin nuk e kreu asnjëherë atje. Cela prangoset në Shqipëri me qëllim ekstradimin por që mundi të lirohet duke perdorur një sere mekanizmash të cilat e bënë të pamundur që ai të dërgohet në Itali.

Çela sipas disa raporteve mjeko ligjore vuante nga probeleme shendetësore dhe për këtë arsye ai shmangu burgun dhe ekstradimin dhe në këtë mënyrë mund të vazhdonte tashmë i pashqetësuar aktivitetin kriminal.

Prej këtu nis ngjitja e tij kur për 10 vite me radhe nga bregdeti i Patokut ai do të trafikonte heroinë, kokainë dhe kanabis.

Linja e tij e trafikut të heroinës përfshinte një serë vendesh e cila niste në Turqi, Bullgari, Kosovë dhe më pas Shqipëri. Lidhjet që ai kishte krijuar në Itali po shfrytëzoheshin për të furnizuar më lendë narkotike kryesisht Italinë në ato vite dhe më pas edhe në vende te tjera të europës.

Informacionet agjensitë ligjzbatuese shqiptare e kishin për atë që më pas u cilësua baron i drogës por që ishte e pamundur të faktohej me prova përfshirja e tij.

Për të arritur në qershorin e vitit 2014 ku një aksion mes policisë tonë dhe asaj kosovare u bë I mundur goditja e grupit të Gezim Çelës. Disa persona u arrestuan në atë kohë në të dyja anët e kufirit por baroni i drogës për cudi arriti të shpëtontë, ai ishte i vetmi që mundi të shamngë policinë duke ngritur dyshime në atë kohë se operacioni u dekonspirua. Lajmi se në Fushë Kuqe ishin nisur forcat speciale të policisë së shtetit për të arrestuar Çelën doli më parë në media dhe në kohën që blutë mberritën në shtëpinë e objektivit nuk e gjetën atë aty.

Megjithatë në vilën e Çelës u gjetnë plot prova metariale që e lidhnin atë me trafikun e drogës. Gjatë kontrolleve u gjtën 18 kilogramë kokainë,150 kilogramë kanabis, 9 armë, 3 snajpera, makina të blinduara si përzierës që duheshin për të përgatitur drogën duke e shndërruar banesën e tij në një laborator. Në të njëjtën kohë në pikën kufitare të Morinit u arrestua me 7 kilogramë kokainë Reald Musolli i cili e kishte marrë drogën ne Prishtinë dhe do e dergontë në Fushë Kuqe.

Këtë sasi lendë narkotike Musolli e siguroi nga Valentina Tufina e cila njihej ndryshe me nofkën tezja e kokainës.Ajo kishte ngritur një lobarotor në Kosovë ku përpunonte kokainës dhe bahskëpunëtorë të ngushtë në trafik kishte Gezim Çelën.  Bashkëpunimi mes të dyve u faktua në atë kohë nga përgjimet që i ishin kryer të dyve dhe kapja në flagrance Musollit. Ndryshë nga Çela, tezja e kokainës u arrestua nga policia në kosove dhe u dënua me 6 e gjysëm burg.

Shumë në atë kohë menduan që grupi i Gezim Çelës u godit dhe nuk do të kishte më të njëjtën peshë në trafikun e lëndëve narkotike drejt europës. Por nuk ndodhi ajo që ishte parashikuar ,vetitë për tu përshtatur në këtë realitet të ri e të pakapshmit nga ana e policisë ishin të shumta dhe ai mundi të mbijtetojë dhe madje u bë edhe me i rëndësishëm në trafik.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy