Vreto: Asgjësimi i përgjimit të 'shtetasit Taulant' tregon që Balla është i përfshirë në ndonjë aferë, të shkojë në Prokurori (VIDEO)

Vreto: Asgjësimi i përgjimit të 'shtetasit Taulant' tregon që Balla është i përfshirë në ndonjë aferë, të shkojë në Prokurori (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se fakti që përgjimet në të cilat përmendej emri i shtetasi Taulant u asgjesuan të bën të dyshosh që Taulant Balla është i përfshirë në një aferë kriminale.

Nga studio, Vreto i bëri thirrje Taulant Ballës të shkojë në Prokurori në mënyrë që të zbardhet e gjithë kjo lojë e pistë.

Duke vijuar logjikën e tij, Vreto tha të gjithë zyrtarët e Rilindjes janë të përfshirë në afera korruptive, duke theksuar se edhe nga PD ka njerrëz të korruptuar.

Nuk është surprizë e madhe të dëgjohet Balla apo sekti i Rilindjes në të tilla afera. Jam i prirur të flasë drejtësia sepse PD vetë si subjekt dhe forcë e djathtë është e destinuar të dëgjojë institucionet pasi për këtë kemi luftuar. Në diktaturë vendoste partia, ndërsa sot vendosin institucionet pasi kjo është demokracia. Do i bëja thirrje zoti Balla të shkojë vetë në Prokurori, t’i drejtohet asaj dhe të zbardhet kjo lojë e pistë. Po të shohësh me vëmendje nuk po ndodh vetëm në Elbasan. Në fakt kam dëgjuar shumë, jam i destinuar që pjesërisht edhe t’i besoj, duhet të jetë intitucioni të flasë.Në zgjedhjet që nga 2013 e në vazhdim, Balla me bashkëpunëtorët e tij kanë cenuar votën e qytetarëve, kanë pushtet ilegjitim, karriket i kanë nga vota e manipuluar. Kur vjen në pushtet duke vjedhur votën çfarë nuk mund të bësh pastaj me mafian apo grupet e strukturuara. Nëse grupet mafize nuk kanë lidhje me politikën apo me individë të spikatur, kush po i qarkullon paratë  e pistra. SPAK, BKH duhet të hetojnë dhe të hartojnë dosje të sakta dhe korrekte dhe t'i çojnë para Gjykatës.

Nuk e nis problemin tek përgjimi, se mund të përgjohet një mafioz apo një njeri që merret me veprime të paligjshme dhe mund të komunikojë me një poliitkan, mund të jetë e rastësishme. Po pse duhet të çonte prokurori përfshirjen në Gjykatë të këtij materiali është e dyshimtë. Tregon që Balla, përderisa është fshirë ky material tregon që ai është i përfshirë në këtë aferë, që nuk e di nëse bëhet fjalë për drogë, për vrasje. Balla duhet t’i drejtohet prokurorisë.

Në sistemin e drejtësisë nuk funksionon më që duhet të mbajë përgjegjësi kryetari, mbajnë përgjegjësi gjyqtarët e çështjes. Insistoj që Balla t’i drejtohet prokurorisë së Elbasanit. KLP duhet të marrë masa ndaj prokurorit  apo gjyqtarit, të pezullohen nga detyra deri në zbardhjen e çështjes.  Duhet të më pyesësh kush nuk ka lidhje me krimin nga sekti mavi. Të gjithë këta janë të përzierë në afera korruptive. Të gjithë zyrtarët, përveç disa personave janë bërë me vila. Edhe nje pjesë e madhe e zyrtarëve në PD janë të korruptuar. Të dyja palët kanë problemet e tyre. Ky sekt po bën gjithçka në shpinën e këtij populli, duke manipouluar prova si Balla dhe duke përfituar para.

Më tej, Vreto deklaroi që dega e Librazhdit po identifikon kandidatët për zgjedhjet lokale në vitit të ardhshëm. Duke vijuar shpjegimin e tij, Vreto tha se do të mbështesë çdo kandidat njëlloj si veten.

PD në tërësi por edhe dega e Librazhdit po lëviz në struktura dhe po identifikon kandidatët, e kemi pasur një proces se mes. Në kuadrin e hapjes janë propozuar disa kandidatë, një prej tyre jam dhe unë. Jam i gatshëm të konkurroj pa asnjë hezitim, por jam më i gatshëm për të mbështetur një nga ata 9 të tjerët, pasi janë të pakorruptuar . PD ka një vit që është e sëmurë brenda vetes. Pjesa tjetër e Foltores ka bërë aleancë parazgjedhore me PL. S’mund të ndalojmë askënd të bëjë marrëveshje dhe të nxjerrin kandidatë. A mund ta ndalojë PD-ja PL të nxjerr kandidatë? Jo s’mund ta bëjë. Do marrim sipërmarrje publike jo vetëm ëpr të shpëtuar PD por për të shporrur çibanin e Rilindjes. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo demokrati të bëhemi të gjithë bashkë të mbështesim këtë lëvizje dhe t’i japin bashkinë qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy