Bushati: Në këmbim të njohjes së Saliut, opozita hoqi dorë nga një pjesë e madhe e komisioneve hetimore

Bushati: Në këmbim të njohjes së Saliut, opozita hoqi dorë nga një pjesë e madhe e komisioneve hetimore

Gazetari Andi Bushati thotë se marrëveshja PS-PD dëmtoi atë që duhet të jetë misioni i opozitës. Sipas tij, demokratët hoqën dorë nga një pjesë e madhe e komisioneve hetimore të këmbim të njohjes së Sali Berishës nga Rama.

Gjërat normale duhet t’i fitosh përmes normalitetit. Ata u ulën në tavolinë për ta zgjidhur, por nuk zgjidhën asgjë. Opozita është kënaqur që i kanë njohur Saliun. Rama negocioi në këtë mënyrë me non gratën dhe e ka njohur de fakto si palë. Opozita është shumë më e madhe sesa fanatikët berishistë. Në këmbim të njohjes së Saliut, opozita ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e komisioneve hetimore. Kanë hequr dorë nga këto detyrime apo obligime të opozitarizmit. Unë i kam parë përfaqësuesit e PD me bilbila e tymuese. Çfarë ndryshoi që u kthyen në normalë dhe u ulën përkrah Lindita Nikollës? Nuk kanë fituar asnjë gjë për të drejtën e opozitarizmit në vend. Gjithmonë Rama shkatërron demokracinë dhe opozitat bëjnë sikur kthejnë një normalitet të rremë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy