Hashashi, “Guardia di Finanza” flet eskluzivisht për TemA TV

Hashashi, “Guardia di Finanza” flet eskluzivisht për TemA TV

Biseda telefonike e TemA TV me kolonelin Stefano Catorci  në lidhje me shifrat e marijuanës në Shqipëri

 

Pas raportit të Policisë së Shtetit për shkatërrimin e parcelave me hashash nuk qëndron Guardia Di Finanza, por ato hartohen nga vetë policia. Ky është shpjegimi i bërë nga kolonel Stefano Catorci nga shtabi i Guardia Di Finanza në Itali. Funksionari i lartë i bëri të ditur Televizionit TemA TV se deklaratat e konferencës së shtypit për rezultatet e operacionit të Guardia Di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare për monitorimin nga ajri të parcelave me marikuanë, janë përpiluar nga pala shqiptare. Disa ditë para bisedës me kolonelin, Guardia Di Finanza dërgoi me e-mail faqet e gazetave shqiptare që flisnin për këtë konferencë. “Kjo është ajo që dimë. I gjithë komunikimi është bërë nga pala shqiptare”, tha koloneli në bisedën telefonike, një pjesë të së cilës po e botojmë më poshtë:      

TemA TV: Përshendetje Stefano, ju falënderoj për përgjigjen e e-mailit tonë. E morëm sot. Në fakt përgjigja thjesht përfshinte një përmbledhje të shtypit shqiptar. Në fakt, ne jemi të interesuar të kuptojmë më në detaje rolin e Guardia Di Finanza, qoftë përsa i përket këndvështrimit teknologjik, qoftë dhe për atë logjistik, por dhe të dhëna me shifra mbi suksesin apo të tërë operacionin në përgjithësi të këtyre muajve të fundit, sepse nga shtypi shqiptar kemi pasur vetëm një tregin sipërfaqësor, pa shumë detaje.

 

Stefano Catorci; Jo, në këtë moment ne menduam t’ju nisim përmbledhjen e shtypit shqiptar pikërisht sepse në konferencën për shtyp, të cilën me siguri e keni dëgjuar që u drejtua nga drejtori i policisë shqiptare, në atë konferencë që u mbajt më 8 tetor, më fal më 7 tetor, se me 8 ishte përmbledhja e shtypit, merrte pjesë dhe një zyrtar i yni, kolonel Minuto, i ulur në të majtën e drejtprit të policisë shqiptare. Ai ka dhënë ndonjë dicka, ndonjë të dhënë, ndonjë numër. Por ne, për zgjedhje, domethënë, fatkeqësisht nuk varet nga unë, por zgjedhje e administratës sonë, për të mos komentuar më tej; domethënë Guardia di Finanza foli përsa i perket kësaj situate, domethënë bashkëpunimit me qeverinë shqiptare në betejën kundër fenomenit të mbjelljes së marijuanës në territorin shqiptar gjatë konferencës.

TemA TV; Ishit shumë i qartë.

Stefano Catorci ; Ja, kjo është. Dmth, fatkeqësisht, për aq sa na përket, duke mos pasur të dhëna të tjera, kishim vetëm përmbledhjen e shtypit shqiptar dhe atë ju dërguam. Domethënë ne nuk kemi as tekstin e kolonel Minutit. Sepse vendosëm të mos e ndjekim këtë gjë. Pikërisht sepse është diçka që ka ndodhur në territorin shqiptar dhe atëhere i tërë komunikimi është ndjekur plotësisht nga policia shqiptare. Pikerisht për këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy