Albin Kurti refuzon Thaçin për herë të dytë brenda ditës: Nuk do të mund të vij as sonte

Albin Kurti refuzon Thaçin për herë të dytë brenda ditës: Nuk do të mund të vij as sonte

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ia ka dërguar edhe një ftesë për takim për të caktuar mandatarin liderit të LVV-së, Albin Kurtit.

Kjo është ftesa e dytë brenda ditës që Thaçi ia përcjell Kurtit, pasi që e para për t’u takur në orën 13:30 u refuzua nga lideri i LVV-së që tha se nuk ndodhet në Prishtinë.

Sipas ftesës, Thaçi e ka ftuar për në ora 20:00 në takim Kurtin.

Kujtojmë që pak minuta më parë presidenti ka shkruar në Twitter se sa më shpejtë duhet të formohen institucionet e vendit dhe për këtë do të përcjellë edhe një ftesë.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.

Kurti refuzon sërish

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ftuar për të dytën herë nga presidenti Thaçi, ka refuzuar të shkojë në takim.

“Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale, pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”, kështu është shprehur Kurti.

12:02h- Albin Kurti refuzon ftesën e Thaçit: Nuk ndodhem në Prishtinë.

Lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim.

 Nga VV kanë bërë të ditur se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës.

Më tej, theksohet se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

‘Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit’, deklaron Vetë Vendosja.

08:57h- Presidenti Thaçi mandaton sot Albin Kurtin për kryeministër

Presidenti Thaçi ka vendosur t’ia japë mandatin Kurtit ta formojë Qeverinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do ta mandatojë për kryeministër, kandidatin e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, një ditë pas konsitutimin të Kuvendit, presidenti Thaçi ka vendosur t’ia japë mandatin Kurtit ta formojë Qeverinë.

Presidenti e fton sot në orën 11:00, kandidatin për kryeministër që të mandatohet.

Ndërkaq Kurti dje ka propozuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, i cili edhe u zgjodh. Ndërkaq me LDK’në nuk ka arritur marrëveshje për krijimin e Qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy