Policisë së Tiranës njoftoi sot se në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Taksi e lirë 2”. Këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme, pasi kishin ngritur një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.
Për çdo vajzë që iu ofrohej për seks klientëve, grupi merrte një pagesë që varionte nga 50 – 150 euro.
Si pjesetarë të grupit, u arrestuan edhe Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini. Tri nga gratë ishin të divorcuara dhe të papuna, çka i detyronte ato të ushtronin prostitucion për të siguruar jetesën.
Hetimi i grupit zgjati 7 muaj, gjatë së cilës policia tha se klientë të grupit ishin bërë edhe njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit apo administratës në vend, raporton TvKlan.



