Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjodhi sot kryetar bashkie të komanduar Elis Halilin. Geron Gunbardhi, këshilltar i PD, tha se mbledhja u bë në shkelje të ligjit. Gunbardhi shtoi se dorëheqja e kryebashkiakut Ermal Dredha erdhi si pasojë e mosdakordësisë për të firmosur urdhrat e kryeministrit në dëm të vlonjatëve.
Bashkë me zotin Halili janë edhe dy nënkryetarë të tjerë. Ligji parashikon që kalohet në votim të fshehtë. Zoti Halilaj ka qenë inxhinier i kompanisë Fusha që ka fituar 80% të tenderave të bashkisë. Kjo kompani ka 70% të rrugëve të bashkisë. Shumë investime që kryeministri u ka vënë syrin duhej një njeri që të firmoste. Sot këshilli bashkiak votoi zotin Halili.
Arsyeja e debateve ishte vetëm një: ligji dhe rregullorja. Zoti Halili nuk gëzon shumicën.
Ermal Dredhën e pengonte ligji. Vlora ka probleme antiligjore. T’u marrësh fshatarëve të Kaninës 820 hektarë, nuk e bën një njeri që njeh ligjin. Të firmosësh Zvërnecin, Karaburunin, stadiumin “Flamurtari” nuk mund ta bësh se ta kërkon kryeministri për t’ia dhënë oligarkut të radhës. Ne e kemi kritikuar zotin Dredha, por njerëzit që kanë punuar me të sot e tradhtuan.



