Manastirliu, apel qytetarëve: Burimet përballë pandemisë nuk janë pafund

Manastirliu, apel qytetarëve: Burimet përballë pandemisë nuk janë pafund

Ministrja e Shëndetësisë apelon qytetarët për respektimin e masave anti-Covid, si e vetmja mënyrë për ta përballuar këtë pandemi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manastirliu ka shpërndarë disa fotografi nga rrugët e kryeqytetit ku qytetaret shihen të grumbulluar dhe pa maska.

Nisur nga ky fakt, ministrja i bën thirrje publike të gjithë qytetarëve të ruajnë veten dhe të tjerët, pasi këto pamje në kohë pandemie nuk janë normale.

“Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.’’ Shkruan ministrja.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi.

Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.

Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:

Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm?

Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy