
Pedagogia dhe studiuesja Enriketa Papa e cilësoi shoqërinë shqiptare në një pjesë të madhe të saj si të pa dekomunistizuar. E ftuar në emisionin “Arnautistan në MCN TV, Papa tha se tranzicioni i stërgjatë bën që një lloj sigurie për punën që në kohën e Enverit njerëzit e kanë pasur bën që të kemi një nostalgji. “Kësaj shoqërie nuk i është çrrënjosur enverizmi”, tha ajo teksa shtoi se ligjvënësit në Shqipëri nuk kanë turp dhe se ndjenja e mungesës së turpit për të ngarkuar emocionoalisht shoqërinë me figurën e Eneverit ngjall një ndjenjë revolte.
“Kjo shoqëri mbetet ende në një pjesë të madhe të saj enveriste, e lidh me figurën e Enverit, me kultin e individit, e lidh edhe me nostalgjinë. Njerëzit edhe pak të lodhur, tranzicioni i stërgjatë bën që një lloj sigurie për punën që ata e kanë pasur bën që të kemi një nostalgji. Kësaj shoqërie nuk i është çrrënjosur enverizmi. Ligjvënësit nuk kanë turp, ndjenja e mungesës së turpit për të ngarkuar emocionalisht shoqërinë me figurën e Eneverit ngjall një ndjenjë revolte”, tha Papa.



