Me moton “Të mbrojmë shtëpitë tona” një protestë u zhvillua sot para Bashkisë së Tiranës kundër shembjes së banesave në kuadër të rindërtimit.
Siç mund të shihet nga këto pamje të MCN TV qindra qytetarë janë grumbulluar para bashkisë.
Në protestë ishin të pranishëm banorë të disa lagjeve të kryqytetit si “5 maji” dhe Paskuqan.
Ata pretendojnë se u janë shembur me pa të drejtë banesat, ndërsa pretendojnë se janë grabitur dhe jo shpronësuar.
Banorët kanë hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.
I pranishëm në protestë ishte edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Ky i fundit shprehet se: "Qytetarët protestojnë përpara Bashkisë kundër vjedhjes së pronës. banditët dhe hajdutët të veshur me pushtet zaptojnë pronat e qytetarëve për pallatet e pushtetarëve".



