Konferenca e Kryetarëve, deputetët e opozitës bllokojnë hyrjen dhe nuk lejojnë ministrin Mete/ PS kallëzim penal për Nallbatin (VIDEO)

Konferenca e Kryetarëve, deputetët e opozitës bllokojnë hyrjen dhe nuk lejojnë ministrin Mete/ PS kallëzim penal për Nallbatin (VIDEO)

Teksa ditën e sotme është parashikuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, deputetët e opozitës kanë bllokuar hyrjen e sallës duke mos lejuar mbajtjen e punimeve.

Gjithashtu ata kanë penguar futjen në Konferencën e Kryetarëve të Ministrit të Financave, Ervin Mete, teksa sot pritej diskutimi për buxhetin e vitit 2024.

Gazetarja e MCN TV, Greta Bullari raporton se janë gjashtë deputetët të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, mes tyre dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili gjithsesi është paraqitur në Kuvend ditën e sotme, si pjesë e Konferencës së Kryetarëve.

Partia Demokratike bllokoi sallën e Konferencës së Kryetarëve dhe nuk lejoi të zhvillohet mbledhja.

Ndërkohë PS tentoi ta bëjë mbledhjen në salla të tjera, por PD nuk lejon. Në fund tentuan të mblidhen tek zyra e kryeparlamentares Lindita Nikolla, por edhe aty nuk i lejuan.

Mësohet se deputetët e opozitës nuk lejojnë veprimtarinë normale parlamentare, për sa kohë që nuk plotësohen kërkesat e tyre, për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Përballë një situate të tillë Konferenca e Kryetarëve u shty për ditën e enjte në orën 13.00.

Ndërkohë Partia Socialiste ka bërë kallëzim penal për deputetin demokrat Beldjon Nallbati për dhunën fizike ndaj deputetit socialist Vullnet Sina, në seancën e së hënës.

Kallëzimi penal mban firmën e kreut të grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi, i cili do të depozitohet në Prokurorinë e Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Çuçi shkruan:

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy