
Ditë më parë kryeministri Rama dhe Ministria e Brendshme prezantuan një anketim për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.
Në 12 vite perceptimi i qytetarëve për korrupsion në radhët e policisë është ulur me 21%.
Por MCN ka siguruar një tjetër sondazh, atë të kryer nga kompania IDRA dhe ndryshe nga sa prezantuan kryeministri Rama dhe ministri Hoxha, rezulton një perceptim i lartë i qytetarëve për polici të korruptuar dhe të ndikuar nga politika.
Faik Basha, ekspert sigurie, në studion e “MCN informacion” shprehet pesimist në rezultatin e këtyre sondazheve. Ai pohon se duke numëruar mbi 46 ngjarje të rënda kriminale në vend, zbulueshmëria nga ana e policisë është në nivele shumë të ulëta, çka është një tregues se sondazhet janë jorealiste.
Sondazhet janë përdorur kryesisht për të shërbyer kryesisht jo si tregues i vërtetë se si publiku e percepton, ose e mendon një strukturë të policisë.
Të marrësh këto sondazhe që japin tregueshmërinë kaq të lartë si 80% ku thoshte siguria ka qenë mjaft e kënaqshme ndërkohë që në anën tjetër të ekranit flitej për tritol që vendosen në qytete të vendit, flisnin për vrasje, plagosje.
Realisht mendoja mos është sondazh në kohë lufte dhe policia apo ushtria e kanë filluar të fitojë terren ndaj agresorit, apo jemi në një shtet demokratik ku ka një strukturë ligjzbatuese ku policia funksionon në kushte optimale për të vendosur rend dhe siguri.
Duke parë gjithë këto atentatet ose 46 ngjarje të renda kryesisht aktivitete të grupeve kriminale, struktura të krimit të organizuar dhe nga këto atentate dhe sulme të krimit në mase, siç janë kallashnikovi dhe tritoli, ne zbulueshmërinë e kemi patur në nivelet më të ulëta të mundshme.
A është e mundshme qe një krim të organizohet kaq mirë dhe qytetaret të mos japin asnjë ndihmë dhe tregim për policinë. Kjo tregon se qytetarët nuk kanë bashkëpunuar dhe kjo tregon sesa besim kanë te policia. Kur flasim për sondazh apo besueshmëri mund ti marrin të dyja komponentët.
Gazetari Besmir Pula thekson se, sipas burimeve të tij, sondazhet tregojnë se 50% e qytetarëve kanë një perceptim shumë të dobët për punën e policisë.
Ai shton se qytetarët mendojnë se vendimet e policisë janë shpesh të ndikuara politikisht.
Pjesa e sondazhit konkretisht te ajo e IDRA, edhe ata që prezantoj kryeministri Rama, më bëri përshtypje që në konferencë u renditen të gjithë elementët pozitiv, duke nisur nga besueshmëria.
Shifra 80% që kishte perceptimi i publikut në lidhje me punën e policisë dhe nga ana tjetër nuk u cek asnjë element negativ, asnjë nga problematikat, mendimet realiste të qytetarëve lidhur me Policinë e Shtetit.
Pasi ju drejtova në fakt edhe MB nëse mund të na binin në dispozicion këtë sondazh, sigurisht që nuk ma vunë në dispozicion autoritetet dhe përmes burimeve arrita të gjej sondazhin prej 50 faqesh të IDRA-s, e financuar nga qeveria suedeze dhe krahas atyre statistikave kishte edhe të tjera që realisht qytetarët kanë një perceptim shumë të dobët për punën e policisë. Statistika më interesante ishte se 50% të qytetarëve mendojnë se vendimet e policisë janë të ndikuara politikisht.
Element tjetër ishte edhe me korrupsionin, ryshfetin ku qytetarët duke e vlerësuar me një sistem pikëzimi nga 0-100, është vlerësuar nga të anketuarit me 53% mendojnë se policia është e korruptuar. Gjysma e të anketuarve mendojnë se policia i trajton individët ë varfër më keq se të pasurit.



