
Në daljen e parë në përfundim të zgjedhjeve nga selia e PS, kryesocialisti Edi Rama falenderoi qytetarët për votën por në veccanti demokratët që nuk morën pjesë në votime. Ai premtoi një tur falenderimi duke nisur nga Shkodra për të cilën premtoi transformim por pa zbuluar projekte. Lidhur me deklaratat e Athinës zyrtare për arrestimin e Fredi Belerit, Rama tha se do të flasë në një moment të dytë.



