Përgjimet e bisedave të zyrtarëve të lartë në Kosovë do t’i nënshtrohen analizës së Prokurorisë.
Kryeprokurori i shtetit kosovar, Aleksandër Lumezi, tha se nëse do të gjenden elementë të kryerjes së ndonjë vepre penale, prokuroria do të fillojë hetimet pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer.



