Përshkallëzohet tensioni në Kore. Qeveria japoneze ka bër ët ditur se Peniani ka kryer testin e gjashtë bërthamor. Testi në fjalë është një bombë me hidrogjen, e cila është e destinuar të kthehet në një superraketë ndërkontinentale.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Koreja e Veriut nëpërmjet televizionit shtetëror KCTV.
Shpërthimi ka provokuar një lëkundje të fortë të tokës me magnitudë 6.3 ballë dhe një tjetër 4.6 ballë. Tërmeti artificial është konfirmuar edhe nga Qendra e Kineze e Tërmeteve.
Hipoqendra zero kilometër ka konfidmuar natyrën artificial të tërmetit.
Ai është pasojë e testit më të fuqishëm bërthamor që Koreja e Veriut ka bërë deri tani. Fuqia e tij është 5-6 herë më e madhe se eksperimenti i pestë dhe 11 herë më e madhe se ai i vitit 2016.
Fuqia e testit të fundit arrin në 100 kilotonë, rreth 5 herë me e fortë se bomba që SHBA-të hodhën mbi Nagasaki në gusht të vitit 1945. Një kiloton është i barabartë me 1 000 tonë tritol. / ANSA /



