Foto /  Shiloh, vajza e çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndihet djalë

Foto / Shiloh, vajza e çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndihet djalë

Ka kërkuar gjithmonë ta thërrasin John, të mbajë flokë të shkurtra e të mos vishet si vajzë.

Shiloh, vajza e Brad Pitt dhe Angelnia Jolie e ka shprehur që e vogël dëshirën për të qenë mashkull.

Sipas agjencisë franceze të shtypit AFP, prindërit i kanë dhënë asaj mbështetjen për t’iu nënshtruar një trajtimi hormonal për të ngadalësuar procesin biologjik që do ta bënte 11-vjeçaren një grua.

Prej shumë kohësh, Shiloh Jolie-Pitt, fëmija i parë biologjik i çiftit më të famshëm të Hollivudit, tashmë të divorcuar, në raste publike shfaqej me veshje mashkullore pasi ndihej një djalë.

Vetë nëna e saj nuk e ka fshehur kurrë këtë.

Në një intervistë për “Vanity Fair” në vitin 2010, Angelina deklaroi se vajza e saj donte të ishte si vëllezërit. 

Brad kishte shtuar më pas se gjithmonë e kishte thërritur me shkurtimin Shi, por ajo vazhdonte ta korrigjonte, duke i thënë ta quante John.

Paraqitja e vajzës në premierën e filmit të Jolie “Unbroken” në vitin 2014 ngjalli diskutime në atë kohë, me mediat që spekuluan se ishte transgjinore. 

Vogëlushja e cila ka trashëguar bukurinë e të dy prindërve kishte flokë të shkurtra të ngritura lart me xhel, e mbante xhaketë e kollare.

Jolie dhe Pitt kanë qenë shumë të hapur ndaj seksualitet të vajzës, duke e bërë atë të ndihej rehat pa i imponuar rregulla mbi mënyrën se si duhej të shfaqej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy