
Politologu Argjend Zejnaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se grevat në Serbi kundër Presidentit Vuçiç po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha të cilat mund të shkaktojnë telashe brenda Serbisë.
Sipas Zejnaj mundtë ekzistojë rreziku i eksportimit të tensioneve në raport me Kosovën.
Vuçiç thotë që kjo grevë është e orientuar nga opozita që po tenton ta marrë pushtetin dhunshëm e të tjera deklarime. Çdo ditë më shumë po shihet që kjo lloj greve, kjo lloj proteste është duke marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha të cilat do t’i shkaktojnë telashe Serbisë paçka se këto telashe që mund të zhvillohen brenda Serbisë mund të shkaktojnë tensione dhe mund të ketë rrezik potencial të eksportimit të këtyre tensioneve në raport me Kosovën, por për momentin nuk po shihet zmbrapsje e Vuçiç edhe pse ka mjaftueshëm dëshmi dhe deklarime dhe nga ndërkombëtarët dhe nga brenda Serbisë që pushteti i Vuçiçit është më i brishtë, për shkak të dyshimeve të theksuara se pushteti është vjedhur nga ai.
Kupola e gjithë kësaj ishte ngjarja me 15 të vdekur në Novi Sad ku u rrëzuar streha e një investimi të realizuar. Ka qenë e nevojshme një shkëndijë e tillë për të ardhur tek këto organizime që do ta shkërmoqin pak a shumë pushtetin e Vuçiçit nëse nuk e shtyjnë të japë dorëheqje.



