Aksidentoi të miturin, autori në Durrës largohet nga vendngjarja

Aksidentoi të miturin, autori në Durrës largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasoja ka ndodhur në orët e pasditës në lagjen numër 13 të Durrësit. Një automjet me drejtues një person ende të paidentifikuar ka përplasur një 6-vjeçar, i cili është dërguar në spital ku po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

Autori i kësaj ngjarje menjëherë është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

"Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy