
Presidenti i Ukrainës Zelensky ka thënë se vendi i tij "nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë".
Në një intervistë me kanalin televiziv amerikan Newsmax, udhëheqësi ukrainas këmbënguli se artileria do të përdorej vetëm për vetëmbrojtje.
"Ne nuk jemi të interesuar për Federatën Ruse. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre siç bëjnë ata me ne," tha Zelensky.
Kujtojmë që Presidenti i SHBA Joe Biden ka rënë dakord t'i dërgojë Ukrainës sisteme më të avancuara raketash.
SHBA-ja ka rënë dakord të sigurojë raketa të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km (45 milje), vetëm pasi të kenë marrë garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.



