Barack Obama gjatë një interviste për një radio kombëtare ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa kundër Rusisë pasi sipas tre zyrtarëve amerikanë Vladimir Putin, personalisht i ka urdhëruar sulmet kibernetike dhe rrjedhjen e emailave të demokratëve në përpjekje për ta ndihmuar Donald Trumpin, që të triumfoj ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton. Zyrtarët rusë I kanë mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.



