Gjatë ditës së premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 6m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 15 deri 30°C në zonat e ulëta 16 deri 36°C në zonat bregdetare 17 deri 33°C



