Veprimi i përditshëm që ul ndjeshëm rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru

Veprimi i përditshëm që ul ndjeshëm rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru

Njerëzit që flenë mirë kanë një rrezik më të ulët për sulm në zemër ose goditje në tru, sipas një studimi të ri shkencor francez të paraqitur në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në Barcelonë, Spanjë.

Sipas studimit, 9 në 10 persona nuk flenë mjaftueshëm, gjë që rrit rrezikun kardiovaskular. Studiuesit vlerësojnë se shtatë nga dhjetë nga këto ngjarje kardiovaskulare mund të shmangen nëse njerëzit flenë mirë.

Rëndësia e cilësisë dhe sasisë së gjumit për shëndetin e zemrës është diçka që duhet të mësohet herët në jetë duke krijuar sjellje të shëndetshme.

Minimizimi i zhurmave të natës dhe stresit në punë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit.

Kështu tha drejtuesi i studimit, Aboubakari Nabiema, i Institutit Kombëtar Francez për Kërkime Shëndetësore dhe Mjekësore (INSERM).

Studimi përfshiu 7200 persona të moshës 50 deri në 75 vjeç, pa sëmundje kardiovaskulare në fillim.

Secili u vlerësua nga 0 në 5 bazuar në cilësinë dhe sasinë e gjumit të tyre. Si gjendje ideale ishte vlerësimi me numrin 5 dhe vetëm 10% e njerëzve e kishin atë, ku u konsideruan shtatë deri në tetë orë gjumë në natë.

Pothuajse të njëjtën përqindje 8% kishin ata që kishin gjumin më të keq dhe u vlerësuan me zero. Statusi kardiovaskular i çdo personi kontrollohej çdo dy vjet në një total prej dhjetë vjetësh, gjatë të cilave 274 shfaqën sëmundje koronare të zemrës ose goditje në tru.

U zbulua se rreziku kardiovaskular u ul me 22% për çdo njësi rritje në sasinë e gjumit dhe cilësisë.

Është vlerësuar se nëse të gjithë pjesëmarrësit e studimit vlerësohen se kanë gjumë të shkëlqyer në nivelin 5, 72% e rasteve të reja të sëmundjes koronare të zemrës dhe goditjes në tru mund të shmangen çdo vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy