Meksi: Trafikantët e drogës e kanë nënvlerësuar DEA-n. Media s’përbën interes për pastrimin e parave (VIDEO)

Meksi: Trafikantët e drogës e kanë nënvlerësuar DEA-n. Media s’përbën interes për pastrimin e parave (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, për operacionin e DEA-s lidhur me dosjen “Aruba”, thotë se ka dalë vetëm 1/20 e të vërtetës. 

 

Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se trafikantët e drogës duke jetuar në hapësirën ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, ndoshta nuk kanë vënë fokusin e veçantë, por jo se kanë qenë indiferentë, e kanë nënvlerësuar rolin e DEA-s.

 

Sipas tij, media nuk përbën interes për pastrimin e parasë, as në raport me sektorin e ndërtimit dhe as me rrjetin e bareve dhe restoranteve.

 

Dallohet qartë se mënyra si këta zotërinj gënjejnë veten, është se autoritetet e organeve ligjzbatuese, janë sa për të thënë.

 

Po të shohësh dosjen e zotërinjve Aliu-Bibaj, rezulton se ndaj tyre ka pasur një referim në Policinë e Shtetit, çka do të thotë se policia ka punuar. ABEG TV e kam parë te dokumentet e AMA. Nuk është në sensin që politika të lutet në media. 

 

Padyshim media ka rolin e saj, shpesh në formën e një kërcënimi të mundshëm për publikimin e një lajmi, po jo aq sa të gjenerojë lutje. Këta janë subjekte që për të mbijetuar në luftën e rrugës, gënjejnë dhe veten. 

 

Shifrat e investimit janë reale. Problemi që lind te ajo dosje, është se ngrihet dyshimi për të dhënë ryshfete. 

 

Nuk shoh interes të pastrimit të parasë përmes mediave, në raport me ndërtimin jo e jo. Një restorant është shumë më efikas në pastrimin e parave. 

 

Se ti gjatë pastrimit të parave, del dhe me fitim. Në media nuk shoh ndonjë skenar që të bësh dhe pastrim dhe të fitosh të ardhura.

 

Ndërtimi është kryesori në pastrimin e parave dhe rrjete të ndryshme bar-kafe dhe restorant.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy