Mashtrimi me tokat, si u përvetësuan trojet 25 vite më parë

Mashtrimi me tokat, si u përvetësuan trojet 25 vite më parë

Skemat mashtruese për përfitime të sipërfaqeve të tokave në bazë të ligjit 7501 vazhdojnë të zbulohen edhe sot, një çerek shekulli nga koha e aplikimit të këtij ligji.

Një nga skemat e zbuluara së fundmi nga organi i akuzës së Tiranës është edhe ajo e ish-përgjegjëses së Kadastrës në Këshillin e qarkut të Tiranës, Henrieta Hyka. 

Nga hetimet e kryera prokuroria dyshon se e pandehura, duke shfrytëzuar pozicionin që kishte ka falsifikuar një sërë dokumentesh, duke u dhënë sipërfaqe të konsiderueshme toke në komunën e Kasharit, në bazë të ligjit 7501, personave të afërm të saj të cilet nuk përfitonin nga ky ligj. 

Madje, hetimi ka konstatuar se është flasifikuar edhe sipërfaqja e tokës ku nga 500 m2 që ishte fizikisht, në letra është shënuar si 4.500 metra katrorë, duke i shtuar përpara numrin 4. 

Sipas prokurorisë, ish-përgjegjësja e Kadastrës, duke patur dijeni mbi gjendjen e tokave u ka dhënë të afërmve saj sipërfaqe toke edhe pse nuk ishin banorë të zonës ku ishte toka, në komunën e Kasharit dhe as nuk kanë qenë punonjës të ish-kooperativave apo fermave bujqësore. 

Më pas, toka që i ishte flasifikuar pronësia shitej tek persona të tjerë, sërish të afërm të Henrieta Hykës dhe në fund, pas dy-tre shit-blerjesh fiktive lëshohej një prokurorë që i jepte të drejtën Hykës të kryente veprime të tjera, duke ia dhënë tokën personave për ndërtime apo qëllime të tjera. 

Gjithë kjo skemë, sipas prokurorisë bëhej që e pandehura të fshinte gjurmët. Fillimisht kjo skemë dyshohet se është zbatuar nga dy firma ndërtimi, të cilave e pandehura iu ka kërkuar përqindje të ambienteve të ndërtimit më shumë sesa sipërfaqja e tokës që u kishte vënë në dispozicion. 

Më pas prokuroria arriti të zbulojë mekanizmin dhe aktualisht, Henrieta Hyka është duke u gjykuar në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale”. /tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy